Κυριακή 25 Ιανουαρίου 2009

NIKAJ-MERTURI KRAHINE E BANUAR QE NE KOHERAT ANTIKE

Historia e Krahines se Nikaj-Merturit
Te nderuar lexues, mund te themi se zona e Nikaj-Merturit eshte nje nga zonat me te lashta shqiptare qe i ka mbijetuar ndryshimeve e veshtiresive te egra qe i kane ndodhur ne kohe te ndryshme Kombit tone. Perfitojme te falenderojme te gjithe ata qe kane luftuar dhe derdhur gjak per te ruajtur nderin, besimin, kredon dhe unitetin kombetar.


NIKAJ-MERTURI KRAHINE E BANUAR QE NE KOHERAT ANTIKE

Ne Nikaj-Mertur eshte ruajtur e trasheguar ne shekuj nje nga traditat me te mira te shqiptareve: Deshira dhe interesi per te njohur origjinen dhe historine e paraardhesve. Ketu baballaret u mesojne femijeve qysh ne moshe fare te re prejardhjen e tyre, bemat e trimerite e gjysherve dhe te stergjysherve. U bejne te njohur brezat e familjes, duke i lidhur ata djale pas djali brenda vllaznise qe i perkasin, lidhjet farefisnore me vllaznite e tjera qe perbejne fisin, per te shkuar deri tek i pari i fisit.
Rralle mund te gjendet nje individ me origjine nga kjo krahine, kudo qejeton e punon ne bote, qete mos njohe vllaznine ose fisin te eilit i perket. Cilindo nikaj-mertures po ta pyesesh nga je. rnenjehere te pergjigjet me shume siguri e krenari: Jam nga Nikajt ose ngaMerturi.
Ketu, me mire se kudo tjeter ne Shqiperi, vertetohet saktesia e thenies se albanologut te njohur Ludwik Tballoczy. i cili rreth 80 vjet me pare kishte konstatuar faktin se "nuk ka nje popull tjeter ne Ballkcm, as ai i Greqise se re, qe te mundef me e ndjek historine e fisit te vet ashlu me rendgjenealogjik, qyshprej koheve me te lashta e deri ne ditet tona, sipopulli shqiptar"l)
Kjo tradite e ruajtur me fanatizem dhe e transmetuar nga brezi ne brezi u kthye ne nje norme normale per malesoret e kesaj krahine, u nje faktor i rendesishem per ruajtjen e identitetit kombetar te tyre.

Nisur nga njohja e ketyre brezave dhe llogaritja e çdo brezi me nga 30 vjet secilin, ne ato pak punime historike per Nikaj-Merturin, kryesisht historike fshatrash te punuar nga autore te ndryshem jo specialists historie, merret si cak kohor i fillimit te historise se krahines koha kurkajetuar i pari i fisit, e cila nuk shkon me larg se 400^50 vjet me pare. Nje histori e tille e cunguar nuk mund te pf otesoje kerkesat shkencore dhe as desh irat e atyre qe kane lindur, jane rritur ose kane punuar e jetuar ne Nikaj-Mertur. Ata jane te interesuar qe njohjen per historine e krahines se tyre ta kene sa me te sakte dhe te depertoj ne sa te jete e mundur me shume ne thelle'si te saj, pertej ketij caku kohor.Prandaj. me te drejte, shtrolien pyetjet:
1. Kjo krahine, me kushte kaq te veshtira natyrore, e njohur per reliev te thyer malor, klime te ashper, siperfaqe te' kufizuar toke bujqesore e me pale resurse natyrore, a ka qene e populluar qysh ne koherat antike, apo vetem 400-450 vjet me pare erdhen ketu banoret e pare' dhe mbeten deri ne ditet e sotme?
2. Nese krahina ka qene e banuar qysh ne koherat antike, cilet ishin banoret e saj?
3. Qfare perkatesi etnike kishin?
4. niveli zhvillimi ekonomik, poiitike kulturor kishin arritur?
5. A ka pasur vazhdimesi banimi te njerezve ketu nga lashtesia ne mesjete e deri ne kohet tona?
6. Nese po, a ekzistojne lidhje farefisnore midis banoreve te sotem te Nikaj-MSrturit dhe atyre qe e banuan kete" krahine qindra e mijera vite me pare?
Per nje krahine relativisht te vogel, 519 eshteNikaj-Merturi, eshte veshthe, madje e pamundur qe ne' pak faqe te ketij libri t'u japim pergjigje te plotg ketyre pyetjeve te cilat kane te bejne me ate pjese te historise qe eshte zhdukur, Megjithate, lexuesi ketu mund te njihet me disa burime historike materiale te krijuara nga dorae njerezve te hershem te treves se Nikaj-Merturit dhe trevave rreth saj. Ne radhe te pare, me ato pak zbulime arkeologjike, qofshin dhe gjetje te rastit, me disa burime te shkruara te kohes antike dhe mesjetare, pa lene menjane burime te tjera.si: etnografike,toponime,gojedhena, etj. Pasqyrimi e trajtimi shkencor ,i ketyre burimeve, qe perbejne gjunnet e nje historic te lashte, mendojme se do te ndricoje anet me" kryesore tejetes se banoreve te hershem te kesaj treve shqiptare.

Nje sepate' bronxi iliro-dalmate ne Curraj te Eperm

Ne fshatin Curraj te Eperm te krahines se Nikaj-Merturit, qe shtrihet ne thellesi te Alpeve rreth 800 m mbi nivelin e detit, gjate germimeve per hapjen e themeleve te nje banese u zbulua nje sepate metal ike. Forma interesante, krejt e panjohur per banoret vendas,dhe gjunriet e dukshme te vjetersise se saj i habiti ata qe e gjeten. Keto u bene shkak per taruajtur ate si nje relike te rraile.2'
Ne vitin 1908, gjate nje ekspedite qe beri ne Curraj te Eperm, arkeologu, etnografi, gjeologu, shkencetari e dashamiresi i Shqiperise e i shqiptareve Franc Nopce, me origjine hungareze e shtetesi austro-hungareze, u njoh me kete sepate, e cila terhoqi vemendjen e tij. Ai ishte i pari qe e studioi, e pershkroi, e skicoi dhe i publikoi vlerat e saj. Sipas ketij pershkrimi dhe vizatimit ne "Shqiperia e Veriut-doke dhe zakone", Vjene, 1925, del se, kjo sepate bronxi i perkiste tipit iliro-dalmat.3)
Jo yetem perberja prej bronxi, po dhe konfiguracioni i saj tregon ngjajshmerine qe kishte me sepatat iliro-dalmate te zbuluara para dhe pas saj, ne Shqiperine e Veriut, ne Malin e Zi dhe Dalmaci. Ne Torovice te rrethit te Lezhes, ne Melgushe, Shiroke e Peritar te rrethit te Shkodres, ne Borje, Shishtavec e Gradisht te Kukesit, si dhe jashte Shqiperise; ne kodren e Gradines prane Nikshiqit, ne Godova Gradina te Petrovicit, ne Petrovac te Mai it te Zi dhe deri ne Dalmaci.4'
Kufinjte relativisht te gjere. pergj ithesisht te caktuar te arealit te ketyre sepatave, brenda zones se Shqiperise se veriut, Malit te Zi dhe Daimacise jugore, perligjin plotesisht binomin shqiptaro-dalmat qe u dha ketij tipi sepate ketu e 90 vjet me pare Franc Nopce.5)
Pa dashur te hyjme ne hollesite e historise se ketyre sepatave si, ne origjinen, format, madhesite, perdorimin utilitar ose si mjet kembimi etj., per ne ka rendesi fakti qe, kjo sepate bronxi, e gjetur ne Curraj te Eperm, brenda ai'ealit Shqiperi e Veriut-Dalmaci, i perket tipit te sepatave iliro-dalmate dhe se datimi i saj saktesisht i perket shek.X para Krishtit.6'
Lidhur me kete, del i kuptueshem fakti qe, Curraj i Eperm dhe Nikaj-Merturi jane banuar se paku qe nga kjo periudhe mjaft e hershme, qe ne histori percaktohet si fundi i epokes se bronxit dhe fillimi i asaj te hekurit, rreth 3000 vjet me pare.

Gjate kesaj periudhe ne Ballkanin perendimor ishte formuar dhe po konsolidohej etnosi ilir. Ne periudhen e hekurit, qyteterimi ilir arriti nivele te larta zhvillimi. Kjo do te thote se edhe perdoruesit e kesaj sepate, banoret e hershem te Nikaj-Merturit, i perkisnin etnosit ilir dhe ishin perfshire ne keto zhvillime.
Veshtire te besohet se sepata iliro-dalmate e Currajt ishte prodhim vendas, pasi ne kete zone e ne nje hapesire relativisht te gjere rreth saj, deri ne Kukes e Mirdite, mungojne mineralet e nevojshme per prodhime bronxi. Nga ana tjeter, edhe pse sepata iliro-dalmate e Currajt eshte nje ekzemplar i vetem i gjetur rastesisht, kurrsesi nuk mund te konsiderohet si nje meteor i pikur nga qielli. Atje, ne Curraj te Eperm, bronxina u dergua dhe u perdor nga banoret vendas te asaj kohe. Ka mundesi qe kjo te jete importuar nga zona e Kukesit ose e Shkodres, ku te tilla sepata jane gjetur me shumice. Madje edhe ne depo te bera enkas per ruajtjen e tyre, sic jane rastet Torovice me 32 cope, Melgushe 18 cope, Shiroke 9 cope, Pentar 5 cope etj.
Logjika e ketyre fakteve perligj pohimin se, banoret e hershem te treves se Nikaj-Merturit nuk jetonin te izoluar nga krahinat e tjera ilire. Sepata e Currajt te Eperm eshte edhe nje deshmi e ketyre lidhjeve.
Argument tjeter mjaft i rendesishem qe verteton banimin e hershem te krahines eshte fakti se, vetem 10-12 km, ne lindje te" Nikaj-Merturit, ne nje koder te lagjes Rosuje, ne fshatin Bujan, eshte zbuluar e studiuar qyteza ilire e Rosujes. Germimet arkeologjike te kryera ketu gjate viteve 1964-1965 kane dhene mjaft deshmi rreth historise se lindjes e zhvillimitte kesaj qyteze ilire te fortifiknar. Materiali i pasur arkeologjik, i zbuluar ketu, si: vegla pune prej stralli, ene e objekte te tjera balte, vegla e arme hekuri, zbukurimore, monedha ari, argjendi etj., kane provuar se kjo qender eshte banuar qysh nga fundi i mijevjecarit te dyte para Krishtit dhe ka vazhduar ekzistencen deri ne shek.V pas Krishtit. Kultura e qytezes se Rosujes paraqet ngjajshmeri te medha me materialet e zbuluara ne qytezen e Gajtanit (Shkoder) e qendrat e tjera ilire te vendit tone, ve9anerisht te Kukesit dhe Kosoves ku banonin dardanet. Ketej del dhe karakteri iliro-dardan i banoreve te qytezes se Rosujes dhe tere krahines se Tropojes, duke perfshire dheNikaj-Merturin. Qyteza e Rosujes ishte qendrazejtaro-tregtare dhe administrative e ketyre malesive. Ajo ishte nyja kryesore lidhese per shkembimin e mallrave qe vinin nga Shkodra dhe transportoheshin per ne brendSsite dardane.81
Burime te tjera materiale qe flasin per banimin e malesive te Tropojes nga popullsi iliro-dardane qysh nga fillimi i epokes se hekurit, shek.X-VIII para Krishtit jane materialet arkeologjike te zbuluara ne tumat (vendvarrimet) ilire te Molles Kuqe ne fshatin Bujan, 2-3 km larg Rosujes e jo me shume se 10 km Iarg Nikaj-Merturit.9)
Logjika e ketyre fakteve na con ne perfundimin se, treva e sopates iliro-dalmate, Nikaj-Merturi, e ndodhur kaq afer qytezes 'se' Rosujes eshte banuar nga popullsi ilire nga fillimi i epokes se hekurit e deri ne koherat e vona antike.
Pas pushtimit romak, shek.I pas Krishtit, ajo vazhdoi te banohej, madje ne shek.III-IV u banua shume dendur, gje qe deshmohet nga vendbanimet e kesaj kohe te zbuluara ne Nikaj-Mertur.

Vendbanime te kohes antike, shek. III-IV

Vargu, shtrihet ne anen jugore te Nikaj-Merturit, 300-400 m larg vendtakimit tealumit te Merturit me Drinin, ne krahun e djathte te tyre. Sot e prej shume vitesh ka qene njera nga lagjet e fshatit Lekbibaj te fisit Nikaj.
Ketu, mbi nje koder qe ngrihet rreth 200-300 m nga bregu i Drinit, deri nga fundi i viteve shtatedhjete u ruajten rrenoja ndertimesh te lashta dhe shume varreza prane tyre. Keto rrenoja te mbuluara nga pyje lisi e geshtenje 200-300 vjefare, vendasit i kane njohur me emrin "Kisha e Varguf dhe prej qindra vitesh e adhuruan si vend te shenjte, aq sa betoheshin per te.
Gojedhenat e shumta, qe u transmetuan ne breza rreth krijimit te Vargut dhe kishes se rrenuar, nuk arriten asnjehere te percaktonin saktesisht kohen e ndertimit e te funksionimit te tyre. Mbi te verteten e ketyre rrenojave u hodh pak drite ne shek.XVII, kurketo ruheshin ne gjendjefizike disi mete mire. Don Vincenti, ne relacionin derguar Vatikanit me 31 gusht 1628, lidhur me viziten e Benedikt Orsinitne krahinen e Pultit, tregonte se, Vargu, i shtrire midis Pai9it dhe Nikajt "kishte qene njeri nga dy qytetet me te rendesishem te Pultit dhe sell ipeshvnore e tif\W) Ai shprehte mendimin se qyteti dhe kisha qene themeluar ne kohen
bizantine, kur thote: "...besohetse kane qene (mungar) te shen Bazilif\u)
Idete" e B.Orsinit per Vargun i saktesoi me mire albanologu i njohur Karl Steinmetz ne vitet 1904-1905, kur vizitoi Vargun dhe gjitheNikaj-Merturin. Ai me syrin e nje arkeologu te zellshem u ndal tek rrenojat e Kishes se Vargut e cila, sic thote ai "shtrihejnje ore largfshatittesotem Gjonpepaf\m Me viziten qe i beri nje vit me vone, me 1905, ai zbuloi dhe rrenojat e qytezes dhe tregoi se aty ishte gjetur nje sesterce* e Mark Aure1it.n) Steinmentz ne pershkrimin e vendit thote: "Sm>aja dhe
mbeturinat e murit qe ndeshen dendur mbulojne kete truall me nje siperfaqeprej afersisht 70-100 hapa. Shihet qarte vetem baza e nje ndertese gjatesore. Erozioni iforte i murit dhe korja e trashe ndermjet zgjatimeve te murit flasin per nje moshe te Iashte te vendbanimit." I4) Steinmetz eshte i mendimit se vendbanimi i perkiste kohes romake (shek.II-V pas Krishtit) dhe kete e mbeshtet tek bronxina e Mark Aurelit, e gjetur aty. Ky eshte datimi me i pranueshem per theme!imin e Vargut, i cili vazhdoi te ekzistoje si vendban i m-qyteze per shume shekuj te tjere gjate mesjetes, duke u bere edhe qender ipeshkvnore per besimtaret lcristiane te krahines se Pultit.
Nisur nga vlerat historike-arkeo!og_jike te Vargut, studiuesi i zellshem e autori i disa punimeve shkencore te karakterit historiko-filologjik, KoleLuka, ne vitin 1977, shkruante:
"Gjurmet e ketij vendbanimi te vjeter duhen ndjekur, sepse mmtd te tregojne shume gjera... Duhen moire masa te shpejla qe te behen germimet e nevojshmepara se t'i mbulojne ujerat e liqenit (te Hidrocentralit te Komanit-D. P.). Aty afer eshte Ko mani dhe ka mundesi qe germimet te tregojne se njeri qyteterim ploteson tjetrin)
I ketij mendimi ishte dhe arkeologu i apasionuar, studiuesi i zellshem i arkeologjise se trevave veriore dhe verilindore te Shqiperise.Dr.Bep Jubani, i cili, ne relacionin e B.Orsinit, ne vepren e Steinmetz-it.te F.Nopces etj. kishte nenvizuar Vargun me shprese, se nje dite do ta eksploronte e studionte ate. Per kete qellim, ne shtator 1982, u gjend ne Nikaj-Mertur. Per fat te keq, Vargu, qe i kishte shpetuar permbytjes nga ujerat e Lumit Drin, nuk kishte arritur t'i shpetoje urdherave te pushtetareve te atehershem, te ci let ne emer te "luftes kunder fese" dhe te hapjes e "tokave te reja pikerisht, rabi rrenojat e kishes se Vargut kishin urdheruar ngritjen e disa objekteve social-kulturore. Me ate rast, qene zhdukur edhe gjurmet e ketij qyteterimi te lashte. Megjithate, hulumtimet e studimet e arkeologut B.Jubani na njohin me dy vendbanime te tjera te kohes antike te" krahines.

Curraj te Poshtem. Ne anen lindore te malit te Rrukut, rreth 1000 m lartesi, eshte nje shteg qe lidh fshatin Curraj Poshtem me bjeshket e tij. Per dy masivet shkembore, ne lindje te shtegut, vendasit perdorin toponimet: "Gjyteti i Madh" dhe "Gjyteti i Vogel". Keto lidhen me mure te trasha e tarracimet e nje vendbanimi te shek.III-IV pas Krishtit. Ne tarracat ku dhe sot ruhen gjuhet e banesave te lashta jane gjetur copa tullash, barqe enesh me zmaltjeshil te mbyllur, copa enesh baite te zbukuruara me motive fshese dhe cope enesh qelqi me zbukurim pullash ovale ne reliev te shek.III-IV. Ne trojet e ketij vendbanimi jane zbuluar dhe dy gure mokre te asaj kohe, me diameter rreth 50 cm. Nje gure i tille mokre eshte zbuluar ne fshatin Pale rreth 2 km larg Vargut.16'

Mulaj. Ne fshatin Mulaj, rreth 900 m mbi nivelin e detit, prane rruges qe te con ne qafen e Kolcit eshte nje brezare e bukur alpine qe vendasit e njohin me emrat: "Rrahi i sheherit" dhe "Qytetezat". Rreth saj ruhen fragmente muresh te gjera 0.80 -1.10m, punuar me gure te thyer, te pa latuar e pa lidhje me llac. Veglat e punes prej hekuri te gjetura ketu, nder keto nje sqepar, dhe fragmentet e eneve prej baite jane mjaft te ngjashme me ato te Kodres se Vuthajt (Ko9anaj-Tropoje), qe i perkasin shek.III-IV pas Krishtit.17)
Keto vendbanime te zbuluara ne Nikaj-Mertur, shtrirjae tyre nga Vargu e Pal9i ne brigjet e Drinit, deri ne thellesi te Alpeve ne malin e Rrukut e Mulaj, deshmojne se, pas pushtimit romak.

FISET NIKAJ E MERTUR FORMIMI, ZHVILLIMI DHE BASHKEJETESA SHEKULLORE E TYRE

Rrethanat ekonomike dhe politike qe u krijuan per krahinat malore te Shqiperise se' veriut pas pushtimit osman te shek.XV 9iian ne formimin e disa njesive krahinore administrative dhe ekonomiko-shoqerore te veteqeverisura sipas te drejtes zakonore, qe do te perfshinin ne gjirin e tyre nje popullsi qe ruante te forta lidhjet fisnore. Dy nga keto njesi ishin Nikajt dhe Merturi, te cilat u formuan ne nje pjese te territorit te Pultit te Eperm, dhe qe tradicionalisht jane quajtur "fise" ose "bajraqe".
Per fiset e bajraqet e Shqiperise se veriut, ose per dukuri te ndryshme qe lidhen me to jane kryer shume studime nga autore te huaj dhe vendas. Per Nikaj-Merturin nuk ka ndonje studim te vefante e te plote, por shume nga keta studiues, gjate trajtimit te feshtjeve qe kane marre ne shqyrtim, u jane referuar dokumentave ose dukurive qe lidhen me keto dy njesi. Here drejtperdrejt e here terthorazi, ata kane hedhur drite mbi disa 9eshtje ekonomike, historike, sociologj ike etj. te Nikaj -Merturit. Per shkak te karakterit historik qe ka ky punim, as ketu, nuk eshte e mundur te trajtohen te gjitha anet e shoqerise nikaj-merturese gjate historise disa shekullore te saj. Por, kur flitet per historine e nje krahine, ne rastin tone te Nikaj-Merturit, nuk mund te anashkalohen disa aspekte te kultures shoqerore, materiale e shpirterore, te cilat, jo vetem lidhen rrv historine, por edhe e pasurojne ate. Per kete qellim, do te tr::. jjme, ve? e ve9 per secilin fis, disa ijeshtje qe lidhen rae gjeiic.en, gjenealogjine, shtrirjen teritoriale dhedemografike te tyre. Me pas, do te perpiqemi te ndricojme disa aspekte kryesore te kultures shoqerore, materiale e shpirterore te Nikaj-Merturit.

Gjeneza, gjenealogjia, shtrirja territoriale dhe demografike


Nikajt: Fisi i Nikajt perbehet nga fshatrat: Lekbibaj, Peraj,Gjonpepaj, Curraj te Poshtem,Curraj te Eperm (bashke me Qeresh dhe Kuq), Shtrihet nga bregu i djathte i iumit te Merturit dhe lumit te Kuq it ne lindje e verilindje, deri ne malin e Kaponit, qafen e T'thermes, Guri i Fushes Madhe e qafen e Ndermajnes ne perendim e veriperendim, per te vazhduar ne veri me bjeshket e Kakise, qafen e Boshit, majen e Zeze e deri ne shtegun e Dash it. Ne jug, trojet e nikajt hyjne si pyke ne tries te fshatrave Pale dhe Tetaj qe i perkasin fisit te Merturit.

Deshmite arkeologjike tregojne se kjo hapesire gjeografike qe sot i perket fisit te Nikajt, ka qene e banuar qysh ne kohen e bronxit te vone, rreth 1200-1000 vjet para Krishtit.0 Deshmohet gjithashtu se, edhe ne periudhen mesjetare keto giyka e shpate alpine kane qene te banuara nga shqiptaret. Ketu edhe sot ruhen rrenojat e disa kishave, varreza, ose toponime qe lidhen me banoret parardhes te Nikajt. Nder me te njohurat jane: Kisha e Vargut dhe varrezat prane saj, sic thuhet ne dokumenta "qyteze e seli ipeshkvnore" e Pultit.2) Kisha e Luzajes ne Curraj te Poshtem, edhe kjo "ish- seli ipeshkvnore"3>, varrezat ne lagjen Susaj te Lekbibajt, rrenojat e kishes dhe varrezat e vjetra ne Paplekaj, kisha dhe varrezat e Shiokut ne Gjonpepaj, varrezat e Mavriqeve ne Kalbs e Marin kendej e andej lumit te Curraj etj.4) Banoret e Nikajt jane te bindur se keto varreza nuk u perkasin brezave paraardhes te fisit te tyre, por nje popullsie tjeter qe s'kishte lidhje gjaku me ta. Megjithate nikajt i kane ruajtur e adhuruar si vende te shenjta me bindjen se ato i perkisnin nje popullsie shqiptare te besimit kristjan. Betimi ne kishen e Vargut, te Paplekajt ose te Luzajes ishte i nje rendesie te jashtezakonshme per banoret e Nikajt. Deri ne" kohet e vona, keto kane qene vende tubimesh dhe te betimit traditional te pervitshem qe ben in fshataret e Curraj te Poshtem, Lekbibajt, Gjonpepajt, etj.
Nga burime dokumentare si lave, osmane dhe te kishes katolike te shck.XIV-XVIII mesojme se gjate kesaj periudhe ne territorin e Nikajt te sotem shqiptaret formuan disa fshatra, per te" cilat dokumentat shpesh here perdorin term in "katund". Pavaresisht nga termi, katundet ne malesite tona kane patur kuptimin e ngulimeve te banuara bujqesore e blegtorale dhe jo te" organ izatave blegtorale endacake, sig eshte perpjekur t'i klasifikoje ndonje "studiues" serbo-sllav per qellimet e tij te mbrapshta raciste.5'
Katundi Nikijte del i formuar qysh ne vitin 1330.6) Perseri, ne vitin 1485 permendet Nikijte me 7 shtepi dhe ne vitin 1582 pa shenuarnumrin e shtepive. Ndersa ne vitet 1628,1671 e ne vazhdim, deri ne fund te shek.XVUI, po ne kete territor del i formuar katundi me emrin Nikajni (Nikaj).7) Luzaja gjithashtu permendet katund qe ne vitin 13358) dhe me pas, po ky, ne vitin 1529 me 30 zjarre91' per te vazhduar deri tie vitin 1634 kur del se fundi me 8 shtepi e 40 fryme' te' krishtera.10) Kuqa ne vitin 1582,u) prej te cilit ka marre emrin lag]a Kuq ne Curraj Eper, Zhush me 1485,l2) (sot Nderzhush - lagje e fshatit Lekbibaj), Vargu me 20 shtepi ne vitin 1529-36,13' dhe ne vitin 1628 del perseri, por i braktisur si fshat dhe i shkaterruar si manastir.14)Pjaja e Mavriqit, me 1634, fshat me 25 shtepi dhe 220 fryme,15) i cili vazhdoi te ekzistoje kryesisht ne Curraj Eperm, fqinje me Nikaj deri ne vitin 1774.16) Te gjitha keto fshatra, qe shtriheshin ne teritorin e Nikajt te sotem. kane pasur lidhje te ndryshme me fisin e Nikajt, por vendformimi i Nikajt mund te kerkohet vetem ne Nikijte ose ne Nikajni.
Ars ia eshte e thjeshte. Se pari, keta te dy jane emra patronimik, t£ inuar nga nje emer njeriu qe quhej Nike-Nika, te i shsm mi- ikajt. Se" dyti, vendodhjae tyre eshte" percaktuar diku brenda territorit te Nikajt te sotem. Ne kerkim te gjenezes se fisit te Nikajt eshte thene se, "fisi i Nikajt u formua prej shtimit te mevonshem te katundit te Nikajve qe permendet ne dokumentat osmane te vitit 1485 dhe ngulitjes se tij ne nje territor te banuar rishtaz" Mendojme se kjo nuk eshte zanafilla as rruga e fonnimit te ketij fisi. Sic u tha me siper, katundi Nikijte dokumentohet i formuar ne Pult qysh ne vitin 1330, cka do te thote se, kryepari i Nikijve -Nika, duhet te kete jetuar disa 10 vje9are perpara vitit 1330, d.m.th. rreth 700 e ca vjet me" pare. Prej ketej del se, nga kjo kohe e deri sot duhet te kishin lindur mbi 23 breza. Mirepo nga pema gjenealogjike e fisit Nikaj, punuar me saktesi nga F.Nop9e ne vitin 190818) dhe nga hulumtimet tona per zgjatjen e kesaj peme deri tek brezi me i ri i sotem del se, asnje vellazni e Nikajt, nuk arrin ne me shume se 15 breza pa u bashkuar me Niken, te parin e fisit. Duke llogaritur me nga 30 vjet cdo brez, del se Nika-ati, i pari i fisit Nikaj, duhet te kete jetuar rreth viteve 1500-1550. Mund te jete koncidence interesante qe ky Nike, nga i cili u formua fisi Nikaj, te jete vendosur per here te pare pikerisht ne territorin e Nikijve te meparshem, por nuk eshte e mundur qe ky te kete pasur lidhje gjaku me atin e pare te Nikijve, edhe pse edhe ai quhej Nike, por, si? permendem, kishte jetuar shume kohe perpara vitit 1330....